• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Risitë

Në trup të shëndosh, shpirt i shëndoshë

Gjatë muajit nëntor 2018, mësimdhënëset Eglantina Musliu dhe Vjollca Ramadanovska, së bashku me nxënësit e klasës së tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Në trup të shëndosh, shpirt i shëndoshë” nga Sekcioni Hulumtuesit e vegjël i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktivitetet ishin të përbëra nga lojëra hyrëse dhe diskutime me qëllim që nxënësit të njoftohen me temat ditore të cilat ishin: Si punon zemra?, Si rriten eshtrat?, Pse na ndërrohen dhëmbët?. Nxënësit të ndarë në grupe krijuan punime lidhur me temat dhe punimet e tyre finale i prezantuan para shokëve të klasës.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë zgjerimi dhe thellimi i përvojave dhe njohurive të fëmijëve për organizmin e njeriut dhe specifikat e tij, pasurimi i fjalorit aktiv te fëmijët me nocione në korrelacion me situatat e zgjedhura programore, sensibilizimi i nxënësve për rëndësinë e sjelljes me përgjegjësi si parakusht për ruajtjen e shëndetit, si dhe aftësimi i nxënësve për prezantim të pavarur të rezultateve nga hulumtimet e bëra.