• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Risitë

Dëshirat e Vitit të Ri

Gjatë muajit dhjetor 2018, mësimdhënëset Alma Allajbegu Buxhaku dhe Arbana Sela, së bashku me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Dëshirat e Vitit të Ri” nga Sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Në grupe të përziera nxënësit punuan punime të Vitit të Ri. Të gjithë nxënësit krijuan kartolina të Vitit të Ri, në të cilat shkruan edhe dëshirat e tyre për vitin që vjen.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: Mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit, aftësimi i nxënësve për palosje, prerje, ngjitje precize të llojeve të ndryshme të letrës zbukuruese, avancimi dhe thellimi i atmosferës pozitive emocionale në tërë grupin.