• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Risitë

Punime të Vitit të Ri

Gjatë muajit dhjetor 2018, mësimdhënësit Shpëtime Daci dhe Biljana Minovska, së bashku me nxënësit e klasës së pestë realizuan aktivitete në kuadër të Sekcionit Shprehje dhe krijimtari kreative i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Gjatë këtyre aktiviteteve nxënësin krijuan punime të ndryshme të Vitit të Ri, të cilat i shfrytëzuan për ta zbukuruan klasën.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit, njohja e nxënësve me teknika të caktuara, si dhe aftësimi i nxënësve për bashkëpunim konstruktiv në tandem dhe ekipor gjatë realizimit të detyrave projektuese.