• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Risitë

Reciklimi i qelqit

Gjatë muajit janar 2019, mësimdhënësit Shpëtime Daci dhe Biljana Minovska, së bashku me nxënësit e klasës së pestë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Reciklimi” nga Sekcioni Shprehje dhe krijimtari kreative i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit shfrytëzuan materiale nga qelqi si kavanoza, ambalazhe produktesh etj. dhe me to krijuan punime të ndryshme.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit si dhe aftësimi i nxënësve për bashkëpunim konstruktiv në tandem dhe ekipor gjatë realizimit të detyrave projektuese.

Reciklimi

Gjatë muajit dhjetor 2018, mësimdhënësit Sead Ibraimoski dhe Zhaneta Dovolani, së bashku me nxënësit e klasës së pestë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Reciklimi” nga Sekcioni Shprehje dhe krijimtari kreative i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit shfrytëzuan letra nga ambalazhe produktesh, gazeta dhe revista të vjetra për të krijuar punime me forma të ndryshme. Ata gjithashtu krijuan edhe zbukurime të ndryshme të Vitit të ri, me të cilat e zbukuruan klasën.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit si dhe aftësimi i nxënësve për bashkëpunim konstruktiv në tandem dhe ekipor gjatë realizimit të detyrave projektuese.

Zbukurime të Vitit të Ri

Gjatë muajit dhjetor 2018, mësimdhënëset Arbana Sela dhe Adila Nesimoska, së bashku me nxënësit e klasës së pestë realizuan aktivitete në kuadër të Sekcionit Shprehje dhe krijimtari kreative i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Gjatë këtyre aktiviteteve nxënësin krijuan punime duke përdorur teknikën e vulosjes si dhe punime të ndryshme të Vitit të Ri, të cilat i shfrytëzuan për ta zbukuruan klasën.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: Mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit, njohja e nxënësve me teknika të caktuara, si dhe aftësimi i nxënësve për bashkëpunim konstruktiv në tandem dhe ekipor gjatë realizimit të detyrave projektuese.

Dëshirat e Vitit të Ri

Gjatë muajit dhjetor 2018, mësimdhënëset Alma Allajbegu Buxhaku dhe Arbana Sela, së bashku me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Dëshirat e Vitit të Ri” nga Sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Në grupe të përziera nxënësit punuan punime të Vitit të Ri. Të gjithë nxënësit krijuan kartolina të Vitit të Ri, në të cilat shkruan edhe dëshirat e tyre për vitin që vjen.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: Mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit, aftësimi i nxënësve për palosje, prerje, ngjitje precize të llojeve të ndryshme të letrës zbukuruese, avancimi dhe thellimi i atmosferës pozitive emocionale në tërë grupin.

Punime të Vitit të Ri

Gjatë muajit dhjetor 2018, mësimdhënësit Shpëtime Daci dhe Biljana Minovska, së bashku me nxënësit e klasës së pestë realizuan aktivitete në kuadër të Sekcionit Shprehje dhe krijimtari kreative i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Gjatë këtyre aktiviteteve nxënësin krijuan punime të ndryshme të Vitit të Ri, të cilat i shfrytëzuan për ta zbukuruan klasën.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit, njohja e nxënësve me teknika të caktuara, si dhe aftësimi i nxënësve për bashkëpunim konstruktiv në tandem dhe ekipor gjatë realizimit të detyrave projektuese.

Në trup të shëndosh, shpirt i shëndoshë

Gjatë muajit nëntor 2018, mësimdhënëset Eglantina Musliu dhe Vjollca Ramadanovska, së bashku me nxënësit e klasës së tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Në trup të shëndosh, shpirt i shëndoshë” nga Sekcioni Hulumtuesit e vegjël i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktivitetet ishin të përbëra nga lojëra hyrëse dhe diskutime me qëllim që nxënësit të njoftohen me temat ditore të cilat ishin: Si punon zemra?, Si rriten eshtrat?, Pse na ndërrohen dhëmbët?. Nxënësit të ndarë në grupe krijuan punime lidhur me temat dhe punimet e tyre finale i prezantuan para shokëve të klasës.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë zgjerimi dhe thellimi i përvojave dhe njohurive të fëmijëve për organizmin e njeriut dhe specifikat e tij, pasurimi i fjalorit aktiv te fëmijët me nocione në korrelacion me situatat e zgjedhura programore, sensibilizimi i nxënësve për rëndësinë e sjelljes me përgjegjësi si parakusht për ruajtjen e shëndetit, si dhe aftësimi i nxënësve për prezantim të pavarur të rezultateve nga hulumtimet e bëra.

Riciklimi i plastikës

Gjatë muajit nëntor 2018, mësimdhënësit Shpëtime Daci dhe Biljana Minovska, së bashku me nxënësit e klasës së pestë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Riciklimi” nga Sekcioni Shprehje dhe krijimtari kreative i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit punime të ndryshme duke shfrytëzuar materiale nga plastika. Me anë të këtyre aktiviteteve nxënësit njëkohësisht shoqërohen, kënaqen dhe riciklojnë.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit si dhe aftësimi i nxënësve për bashkëpunim konstruktiv në tandem dhe ekipor gjatë realizimit të detyrave projektuese.

Frytet vjeshtore

Gjatë muajit nëntor 2018, mësimdhënëset Alma Allajbegu Buxhaku dhe Arbana Sela, së bashku me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Frytet vjeshtore” nga Sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktivitetet ishin të përbëra nga lojëra hyrëse me qëllim që nxënësit të njoftohen me temat ditore. Nxënësit diskutuan për vjeshtën dhe ndryshimet që ndodhin në natyrë gjatë kësaj stine dhe krijuan disa punime në lidhje me temat ditore, duke shfrytëzuar materiale dhe ngjyra të ndryshme.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: Mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit, mbështetja e interesimit dhe kërshërisë për përzierjen e ngjyrave dhe krijimi i ngjyrave të reja, ushtrimi i saktësisë gjatë ngjyrosjes së bazës për pikturim.

Reciklimi i letrës

Gjatë muajit nëntor 2018, mësimdhënëset Arbana Sela dhe Adila Nesimoska, së bashku me nxënësit e klasës së pestë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Reciklimi” nga Sekcioni Shprehje dhe krijimtari kreative i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Duke shfrytëzuar letra nga ambalazhe produktesh, gazeta dhe revista të vjetra, nxënësit krijuan figura të ndryshme si dhe orë muri të cilat i vendosën në klasë.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: mbështetja e një komunikimi konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, kultivimi i potencialeve krijuese te nxënësit si dhe aftësimi i nxënësve për bashkëpunim konstruktiv në tandem dhe ekipor gjatë realizimit të detyrave projektuese.

Aktivitete për njohje të ndërsjellë

Gjatë muajve të parë të vitit shkollor 2018/2019, mësimdhënësit Agona Lleshi dhe Jehona Dema me nxënësit e tyre realizuan disa aktivitete jashtëmësimore interkulturore sipas modelit Nansen. Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë: njohja e ndërsjellë e nxënësve dhe mësimi i emrave të miqve të rinj, inkurajimi i respektit, ndihmës dhe bashkëpunimit në punë si dhe zhvillimi i ndjenjës së gëzimit dhe kënaqësisë gjatë mësimit përmes lojërave.